Ekrem Imamoglu ka festuar në mënyrë të çmendur triumfin e tij në zgjedhjet në Turqi. Ai shihet mbi një kamion gjigant me drita teksa parakalon në turmën e njerëzve në qytetin e Stambollit.

Imamoglu është pritur nga mijëra njerëz në shesh të cilët brohorasin. Drita, fishe kzjarre, muzikë dhe brohorima janë ato që kanë shoqëruar Stambollin në mesnatë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

Imamoglu është kandidati i opozitës dhe garoi përballë ish-kryeministrit Binali Yildirim. Ai kryesoi me 53.72% të votave

Imamoglu fitoi edhe në muajin mars, por zgjedhjet u përsëritën me urdhër të Erdogan.