Bruno Shllaku është një prej aktorëve më të njohur në vendin tonë.

Së fundmi aktori ka reaguar për vendosjen e posterit në teatrin ‘’Migjeni’’. Kujtojmë këtu se posteri që u vendos në teatrin ‘’Migjeni’’ përmbante mesazhe politike.

Në një deklaratë për media Shllaku tha:

Jemi këtu bashkë me gocat dhe çunat, me këtë grup simpatik. Po presim të hapet dhe të marrim ndonjë biletë për të parë këtë që kemi këtu pas shpine. Këto lloj fletë rrufesh që flasin në emër të gjithë qytetit, të gjithë bashkë nuk e di ku është gjithë bashka?! Por këtë e dinë ata. Pas kishave dhe xhamive është teatri ‘Migjeni’ në qarkun tonë, edhe më takon mua të parit që të protestoj dhe të protestoj fuqishëm bashkë me këtë rini që kam këtu mbrapa, që teatri të mos keqpërdorohet dhe të mos për.dhunohet kështu.’’
Po ashtu aktori i njohur gjatë fjalës së tij ka thënë se ky fenomen që po ndodh duhet ndaluar sepse ka vite që teatri ‘’për.dhunohet’’ prej njerëzve të paaftë dhe aksidentalë.