Fotoja e mëposhtme tregon momentin kur nxirret nga lumi trupi i 17-vjeçarit Matia Rizallarit që rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh.

Siç shihet trupi i të nd jerit është mbështjellë me një batanije dhe mëngjesin e sotëm është nxjerrë nga uji, në zonën e njohur si Ura e Dragotit.

Rizallari rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh, ndërkohë vetëm në datën 10 qershor familja e adoleshentit ka bërë denoncimin për zh dukjen e të birit.

Fillimisht u raportua se 17-vjeçari ishte nisur për t’u larë në lumë dhe ekzistonte mundësia të ishte mb ytur. Por babai i tij, Arjan Rizallari ka drejtuar gishtin nga një 25-vjeçar i identifikuar si Egliter Dosti.

Ky i fundit është shoqëruar në polici menjëherë pas dëshmisë së babit të adoleshentit të v dekur.

Rizallari mësohet të jetë shprehur se Dosti është personi i fundit që e ka parë të birin dhe se ai është një ushtar i a kuzuar si de zertues.