Të shtunën Gjykata e Shkodrës la në arrest shtëpie ish-deputetin demokrat, Fatbardh Spahia.

Ky i fundit u arrestua pas djegies së KZAZ-së në Shkodër, së bashku me disa policë bashkiakë dhe qytetarë.

Në një reagim, Spahia ka shprehur mirënjohje dhe falenderim, për të gjithë ata që i qëndruan pranë.

Sipas tij beteja me të keqen në këtë vend nuk është e pamundur.

Më tej ai shton se e keqja po kthehet të mbysë demokracinë në vendin tonë.

Ndër të tjera ai thotë se do të jetë aty, pranë çdo mbrojtësi të lirisë, të ndaluar padrejtësisht.

Reagimi i plotë

Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi cdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë! Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur! Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim! Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet vec pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët vec rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone. E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme! Respekt për të gjithë qëndrestarët!#AsnjëHapPas#TëBashkuarIaDalim#RamaIk