Katër muaj pas përjashtimit të Myslim Murrizit pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, jo vetëm si deputetet nga grupi, por edhe si kryetar i degës së Lushnjes, Partia Demokratike ka zgjedhur pasuesin e tij.

Ai është Sajmir Korreshi avokat, ndërsa fitoi bindshëm përballë rivalit Pandi Boçi. Për kryetarin e ri votuan 180 drejtuesit e grupseksioneve të PD-së në këtë degë. Procesin që u zhvillua sot për pasusin e Murrizit e mbikëqyri sekretari i përgjithshëm i PD-së Sait Dollapi.

Në 22 shkurt anëtarët e kësaj dege votuan unanimisht për përjashtimin e Murrizit, teksa mbledhja u drejtua nga tre nënkryetarët Sajmir Korreshi, që sot u zgjodh kryetar dhe Juljan Gjini me Afrim Koklën.

Sajmir Korreshi