Arbana Osmani është komentuar për një lidhje dashurie me Eduart Grishaj.

Ditët e fundit u tha se ata nuk janë bashkë.

Por, gjatë ditës së sotme Arbana është shoqëruar nga Eduart Grishaj, edhe pse ende nuk e kanë pranuar publikisht lidhje.

Dyshja janë parë sot në qytetin e Tiranës bashkë, janë siguruar disa fotografi, në të cilat moderatorja dhe regjisori shihen duke ndarë rrugët.

Arbana kishte veshur një fustan të kuq, të shkurtër, ndërsa Eduarti kishte veshur një palë pantallona dhe një bluzë të bardhë.

Arbana Osmani ka përfunduar së fundi këtë sezon të “Dua të të bëj të lumtur”.