Dy vite pas vr asjes së gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un detaje të reja kanë dalë në lidhje me këtë ngjarje.

Gjysmë vëllai i Kim Jong Un u v ra në aeroportin e Malajzisë. Ndërsa së fundmi gazeta “Wall Street” ka shkruar se Kim Jong Nam u ekz ekutua pasi ishte një informator i CIA-s.

Po ashtu gazeta raporton se këtë informacion e kanë marrë nga një person që ka pasur informacion për këtë çështje.

Kurse CIA ka refuzuar të japë informacion për këtë ngjarje. Kurse reporterja e Washington Post, Ana Fifiel ka shkruar se Kim Jong Nam takohej zakonisht me personat që iu jepte informacion në Singapor dhe Malajzi.

Në librin e sa, ajo shkruan edhe se në filmimet e kamerave të hotelit, gjatë vizitës së fundit të Kim Jong Nam në Malajzi, shihet ndërsa takohet me një person në ashensor i cili raportohet të jetë një informator i inteligjencës amerikane.

Kujtojmë këtu se ai u hoq qafe nga dy femra në aeroportin e Kuala Lumpur në shkurt të vitit 2017. Ato i hodhën në fytyrë një lloj lënde kimike, e cila i mo ri jetën.

Në çantën e tij u gjetën 120 mijë dollarë dhe mendohet se kjo ishte pagesa që ai kishte marrë për shërbimet e tij.