Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident te hyrja e qytetit të Kavajës. Dosja.al mëson se një person me motor është përplasur me një tjetër automjet.

Mësohet se e aksidentuara Limane Kazazi 46-vjeç është në gjendje të rëndë pasi është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.