Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se paratë për të ndërtuar çerdhet e kopshtet, burojnë nga gjyqet e shpifjeve me dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin. Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se ka fituar gjyqin, pas sherrit në pas sherrit në aeroport, në Itali.

“Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me Berishët, Lulezimat dhe artistët e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistët e PD😂✌️
Shpifjet që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD”, shkruan Balla.

LEXO DHE : Ja kush janë njerëzit më të paguar në botë!
Kujtojmë se tre vite më parë, më 25 qershor të vitit 2016, Balla dhe Malltezi u konfliktuan në Romë, ndërsa më pas Taulant Balla e kallëzoi në polici./Dritare