I zgjedhuri për kryetar bashkie në Lezhë, Pjerin Ndreu ka deklaruar së fundmi se Policia e Shtetit nuk bëri si duhet punën e saj në qendra e votimit më 30 qershori. Në një lidhje telefonike me emisionin “Open” të Eni Vasilit, Ndreu u shpreh se ka disa vëretje për Policinë e Shtetit.

“Fushata ka shkuar shumë mirë, edhe pala tjetër është sjell mirë gjatë fushatës përveç ditës së votimit ku kishte përqëndruar në çdo qendër persona për të vëzhguar dhe bërë p resion ndaj votuesve. Për këtë kam vërejtje edhe për policinë e cila është treguar shumë e dobët dhe nuk e ka bërë si duhet punën e saj”, tha Pjerin Ndreu.

Në lidhje me çështjen e shumëde batuar për li rimin e zyrave nga kryebashkiakët e djathtë, Ndreu tha ndër të tjera se kjo nuk është puna e tij.

“Çfarë më pyesni mua për këtë gjë, pyesni ata. Unë skam asnjë punë në këtë rast. Ata janë në të drejtën e tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Çfarë prisni t’ju them, që do të shkoj të zih em dhe pë rplasem me ta?!”.