Reagon Eduart Ndocaj pas rinumërimit të 11 kutive në bashkinë e Lezhës nga KQZ.

Nga rinumërimi, rezultuan në total 4 vota më shumë për kandidatin Eduart Ndocaj.

Ndocaj, përmes një video të shpërndarë në profilin e tij facebook, e ka konsideruar KQZ-në një institucion kriminal, i cili prej 29 vitesh tallet me votën e lirë të shqiptarëve.
Qumështor dhe parazit të shoqërisë, e ka cilësuar Ndocaj, Denar Bibën, reagim ku i ardhur si një përgjigje ndaj këtij të fundit, i cili i quajti fakira ankimuesit e numërimt të votave për Lezhën.
Më pas Ndocaj ka sqaruar për opinionin se kërkesa e tij është e plotë, dhe jo ashtu sic e paraqet KQZ-ja.

Ndocaj me tone të ashpra ka theksuar se ankimimi i tij është bërë për numërim të votave, bazuar në listat e zgjedhësve si dhe një sërë parregullsive të tjera, ku me prova kam depozituar fakte të mjaftueshme.

Për më shumë ndiqeni reagimin e ashpër e të ish-kandidatit Eduart Ndocaj: