Pasditen e sotme, si pasojë e motit të keq janë shënuar tre aksidente në Librazhd, Rrogozhinë dhe në Balldren me pesë persona të plagosur. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në Librazhd një makinë e ambasadës ruse, me targa diplomatike ka humbur kontrollin te kthesa e urës së Murrashit duke u përplasur me një tjetër mjet, tip ‘Benz’. Si pasojë e aksidentit tre persona janë plagosur, çifti rus që ndodhej në makinën me targa diplomatike dhe personi që ndodhej te ‘Benz’-i që u përplasën.

Çifti rus që po udhëtonin në drejtim të Librazhdit janë Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina 35-vjeç. Nikhain Kruchinina mësohet se ka thyer dorën si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup. Personi që po drejtonte makinën tip ‘Benz’ është Besnik Gora. Ai është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore. Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti në Librazhd. Kthesa e Murrashit në dalje të Librazhdit është një nga pikat e zeza që janë evidentuar duke kërkuar ndërhyrje./Shqiptarja