Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Rrogozhinë-Kavajë, ku janë plagosur dy persona.

Dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin si pasojë e motit të keq dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.