Pasditen e sotme janë shënuar dy aksidente në Librazhd dhe në Balldren si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe shtrëngata që ka përfshirë një pjesë të territorit të vendit.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në Librazhd një makinë e ambasadës ruse ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga te Kthesa e Murrashit duke u aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një zyrtar i ambasadës ruse. Kthesa e Murrashit në dalje të Librazhdit është një nga pikat e zeza që janë evidentuar duke kërkuar ndërhyrje./Shqiptarja