Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë të lirë ish-deputetin e PD Bardh Spahia.

Gjykata ka vendosur të heqë masën e sigurisë “arrest shtëpie” duke vendosur vetëm “detyrim paraqitje” për ish-deputetin e Shkodrës.

Spahia u arrestua më 20 qershor në kryeqytet për llogari të policisë së Shkodrës. Ai u akuzua për kundërshtim të forcave të rendit, ngjarje e ndodhur në KZAZ nr.3 në shkollën ‘Shejnaze Juka’.