Ata persona që janë të martuar përjetojnë më pak stres në jetën e tyre se sa ata që janë beqarë.

Në bazë të një studimi, i cili është realizuar së fundmi është arritur në përfundimin se personat që janë të martuar kanë një nivel më të ulët të hormonit të stresit, i cili është kortizoli.

Gjithashtu sipas psikologëve çiftet e martuara e kanë më të lehtë të ballafaqohen me secilën sfidë sepse nuk përballen me to të vetmuar.

Ndaj ata persona që përdorin si justifikim faktin se martesa mund t’i stresojë nuk kanë më ku të bazohen.

Ndërsa personat që divorcohen apo humbin partnerin/en e tyre për disa vite me radhë kanë nivel të lartë të hormonit të stresit.