Ish-aleati i kryedemokratit Lulzim Basha, Arian Galdini ka reaguar në lidhje me krizën politike në vend.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Galdini shprehet se më shumë se krizë politike, paska qenë krizë psiqike.

Galdinit tregon se brenda 5 a 6 muajve të fundit ka dëgjuar aq shumë persona të cilët i konsideronte miq të shajnë krejt papritur.

Në fund, Galdini ia lë Zotit t’i falë sepse ai vetë nuk ka për ta bërë.

Statusi i plotë:

Kam përshtypjen se kjo kriza e këtyre 5 a 6 muajve, më shumë se krizë politike, paska qenë krizë psiqike…

Kam parë, dëgjuar e lexuar këto 5 a 6 muaj, aq shumë ish miq që më kanë sharë e telendisur krejt papritmas e pakujtuar në këto muaj, saqë i kam bërë BLOCK institucionit të çudisë brenda meje.

Epo ti konsiderosh miq prej dhjetra vitesh, miq buke, miq familjarë, miq që ti i ke respektuar e dashur me shpirt e sinqerisht, e të mos kesh bërë kurrë debate, kurrë zënka, asnjë përplasje a sherrnajë me ta, e ti shohësh sot kaq të shpërfytyruar e të pacipë që të thonë e shkruajnë gjithë ligësitë e botës për mua, vetëm e vetëm pse unë mendoj e veproj ndryshe nga ata politikisht, kjo është dëshmi e krizës dhe degradimit psiqik…

Nuk ju fal dot të dashur ish Miq…

E nuk kam për tju falur.

Ju dalsha para syve së shpejti…

Ose do tju dal vetë para syve…

Pa merak fare.

Zoti ju faltë, unë jo më.

Shihemi shpejt.