Gjykata e Kurbinit vendosi të mbajë të mbyllur në qeli 48 vjeçarin nga Kurbini të denoncuar publikisht për ab uzim sek sual nga vajza e tij.

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, ai ishte braktisur nga të gjithë familjarët.

48-vjeçari nga Kurbini i denoncuar publikisht nga e bija për ab uzime sek suale ka mbetur i vetëm përballë drejtësisë.

Të gjithë familjarët e kishin braktisur, teksa doli para gjykatës së Kurbinit, e cila vendosi ta mbajë në bu rg deri në fund të hetimit.

Seanca në ngarkim të 48-vjeçarit, që për të mbrojtur denoncuesen kemi vendosur të mos ia publikojmë identitetin, u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Por edhe pse ak uzohet për një prej historinë më të rënda të ab uzimit të denoncuara në vendin tonë vitet e fundit, burri e priti i heshtur vendimin e gjykatës.

I arrestuar pas denoncimit publik, 48 vjeçari akuzohet për “Marrëdhënieve sek suale ose homose ksuale me persona në gjini ose kujdestari dhe “Marrëdhënie sek suale me të mitur”, dy akuza këto, ndër më të rëndat të kodit penal.

Sipas pretendimeve të vajzës den oncuese që sot është 18 vjeçe, ab uzimet e të atit nisën kur ajo ishte 15 vjeçe dhe ishin të vazhdueshme në harkun e tre viteve.

Gjatë kësaj kohe, veç abu zimit, ajo deklaroi se edhe është dhu nuar për të mos rrëfyer, ndërsa i rëndë ishte edhe qëndrimi i nënës, e cila nuk e denoncoi ngjarjen në polici dhe kërkoi heshtjen.