Gazetarja Sonila Meço për emisionin e bërë në vilën e Monika Kryemadhit në Gjirin e Lalzit, ka deklaruar se kjo është puna e saj si gazetare që të bëjë intervista. Meço tha se është e gatshme të hyjë edhe në vilën e Edi Ramës në Surrel.

“Kam bërë shumë programe përgjatë karrierës sime dhe bashkë kemi realizuar shumë intervista. Dua t’i rikthehem një momenti, që e kam edhe sqarim për publikun. Ne kemi realizuar një emision veror sëbashku dhe kam ardhur në vilën tuaj në Gjirin e Lalzit dhe në mënyrë krejt abuzive e shoh në portale të ndryshme si akuzë të ngritur ndaj meje. E para sqaroj publikun se detyra e një gazetari është të informojë. Unë kam hyrë në vilën e Gjirit të Lalzit, jam gati nesër të hyj edhe në vilën e Surrelit të zotit Rama dhe në vilën e çdo politikani shqiptar për të treguar dhe dëshmuar. Mund të hyj për një emision veror, për një investigim, mu hap dera në Gjirin e Lalzit.”, u shpreh ajo.