Pas fitimit të Ligës së Kampionëve, tek Liverpuli tani do mendojnë për përforcimet.

Jurgen Klop, është në kërkim të një mesfushori dhe mesa duket atë e ka gjetur në kampionatin spanjoll. Bëhet fjalë Adnan Januzaj, i cili sipas asaj që shkruan “Rush The Kop”, pëlqehet nga trajneri gjerman.

Pas lajmeve se Xherdan Shaqiri mund të largohet nga “The Reds”, një tjetër shqiptar mund ta marri vendin e tij. Januzaj i cili aktivizohet tek Rel Sociedadi, ku së fundmi ka zhvilluar paraqitje të mira, që kanë tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Në rast se kjo ndodh atëherë për 24-vjeçarin, do të ishte një rikthim në Premier Ligë, ku më parë ka luajtur për Mançester Junajtid.