Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës ka dhënë më në fund vendimin për për klubin e futbollit Skënderbeu, dhe për korçarët nuk ka lajme të mira.

CAS ka vendosur të rrëzojë apelimin e ekipit korçar, duke lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë nga UEFA në vitin 2018 që e dë non Skënderbeun me përjashtim 10 vjeçar nga kompeticionet ndërkombëtare.

“Në bazë të provave që kemi në dispozicion, paneli i CAS vendosi të marrë vendimin e duhur pasi gjeti fajtor Skënderbeun për trukim ndeshjesh, dhe konkluduam që sanksionet e UEFA janë të duhurat. CAS vendosi të rëzojë apelin e Skënderbeut”, thuhet në vendim.