Lulzim Basha duhet të tregojë se ku ka përfunduar studimet. Taulant Muka, ish-zv.ministër vetëm për dy javë i qeverisë së Ramës, në tentativën për të denoncuar zyrtarë e qeveritarë e deputetë që nuk kanë arsim apo kanë diploma plagjaturë, ka kuptuar se opozita nuk bëhet pjesë e këtyre denoncimeve.

Atëherë Muka e lidh këtë me shkollimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, për të cilin, publikon pjesë nga vetëdeklarimi i Bashës në KQZ, duke evidentuar faktin se në vitet 1993-2000, Bash aka raportuar të ketë qenë në Utrecht Hollandë për Studime, ndërsa nga viti 2000-2004 në Prishtinë, Kosovë, për punë.

Por Lulzim Basha ka deklaruar se në Hollandë ka përfunduar masterin. Muka, si i vëmendshëm që është konstaton se ai ka qenëdruar deri në vitin 2000 në Hollandë dhe në atë kohë, sistemi i Bolonjës, për masterat, u iplementua në vitin 2002 kohë në të cilën, Basha raporton se ka qenë në Kosovë. “Dua t’ju kujtoj se Lulzim Basha nga viti 1993-1999 ka marrë certifikatën për mbylljen e një viti akademik në “Ligjin hollandez”…Pyetja që lind është a ka mbaruar studimet zoti Basha në Hollandë apo diku tjetër? Dhe a është kjo arsyeja pse opozita sot hesht për skandalet e publikuara deri më sot me diplomat falso të politikanëve dhe nje pjese të stafeve akademike?” shkruan Muka.