Argjentina është duke luajtur me Kilin në Sao Paulo të Brazilit për të caktuar vendin e tretë të Kupës së Amerikës.

Lojëtari i famshëm, Lionel Messi, pas 38 minutave të lojës ka marrë karton të kuq.

Lionel Messi i Argjentinës dhe Gary Medel i Kilit u ndëshkuan me kartonë të kuq për shkak të një zënke në fushën e lojës, të cilën mund ta shikoni më poshtë.