Autoritetet indiane e kanë publikuar një video ku shihen momentet e fundit të një ekipi alpinistësh, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën më vonë në Himalaje.

Në këto pamje shihen katër alpinistë britanikë, dy amerikanë, një australian dhe një indian duke u ngjitur ngadalë drejt një maje me emër të panjohur në mot me diell.

Ky grup ishte duke u përpjekur për t’u ngjitur në majën e dytë më të lartë të Indisë, Nanda Devi, kur kontakti me ta u humb më 26 maj.

Ekipet e kërkimit në Indi arritën t’i gjejnë shtatë trupa të alpinistëve të vd ekur, por britaniku Martin Moran ende mbetet i zhdukur.

Në videon dyminutëshe, e cila u publikua nga policia kufitare indiane, shihen tetë alpinistë duke i ngjitur në një majë të panjohur dhe të l idhur me li tar me njëri-tjetrin.

Kamera me këto pamje u gjet e mbuluar me borë afër vendit ku u gjetën trupat e pajetë të alpinistëve.

Ky grup e kishte filluar rrugëtimin e tyre më 13 maj dhe drejtoheshin nga alpinisti britanik me përvojë, Martin Moran, shkruan “BBC.