Të paktë janë ata që e mbajnë mend, por në Dhjetor të vitit 1990, kryeministri aktual dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama, ishte pjesë e Partisë Demokratike.

Asokohe, Berisha dhe Rama nuk kishin “ar miqësi politike” me njëri-tjetrin, pasi kreu i Qeverisëa aktuale ishte zgjedhur në grupet e punës për organizimin e PD-së.

Në një fotografi të shkrepur 29 vite më parë, pikërisht në 22 dhjetor të vitit 1990, shihet kryeministri Rama, ish-kryeministri Berisha dhe i ndjeri Ardian Klosi.

Fotoja është bërë në Qytetin Studenti, në mitingun e parë të Partisë Demokratike.

Rama në atë kohë ishte pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ashtu siç ishte Berisha në Fakultetin e Mjekësisë.

Edhe pse Rama ishte pjesë aktive e Partisë Demkratike dhe ndër protagonistët kryesorë në ngjarjet që sollën rrëzimin e sistemit komunist, ai mungoi në momentin më të rëndësishëm, gjatë lëvizjes studentore të 8 Dhjetorit 1990.