Mbytja në lumë e futbollistes shqiptare në Itali, Florijana Ismaili ka shokuar jo vetëm të afërmit e miqtë, por edhe kolegët dhe çdo sportdashës.

Trupi i pajetë i saj u gjet dje në ujërat e liqenit Como. Gjatë ditës së sotme klubi Young Boys në Zvicër, ku luante edhe Florijana, kanë bërë homazhe në nderim të saj.

“Pusho në paqe, Flori”, kanë shkruar ata. Futbollistja luante edhe me kombëtaren e Zvicrës.