Teksa maxhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, në rrjet kanë nisur hamendësimet për zëvëndësuesin e tij.

Fotografi Agim Rama shkruan se presidenti Ilir Meta do të donte që të pasohej nga një zonjë, e cila sipas tij është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

“Do të ishte në nderin e PS0së që në karriken e presidentit të ardhshëm të ulej një zonjë si Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes. Ka nevojë ky dikaster së fundi që të jetë nga gjinia femërore. Mbase dhe Meta e dëshiron t’ja lërë postin një zonje,”-shkruan Rama.

Shkarkimi i Metës:

Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi. Vendi u fut në zgjedhje. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.