E paqëndrueshme duket të jetë kjo javë.

E premtja dhe e shtuna do të sjellin rritje të temperaturave deri në 32-33 gradë.

Sinoptikanët parashikojnë që deri të shtunën koha të jetë shumë e mirë për plazh, por të dielën rikthehet shiu.

Situata po njeh përmirësim, megjithëse temperaturat zbriten direkt me 7 gradë.

“E premtja dhe e shtuna do nisin me mot te kthjellet, por me vranësira pasditeve të shoqëruara me reshje shiu në relievet malore, në verilindje dhe juglindje. Dita e shtunë do të jetë ideale për plazh me temperatura deri ne 32 grade celsius, ndërsa e diela do të nisë me reshje”, shton Besa Sherollari.

“Fillimi i javës nis me mot të kthjellet, por mesdita dhe pasditja me reshje shiu ne vendet malore”, thotë Besa Sherollari, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.