Ishte vetë klubi që prezantoi gardianin shqiptar, i cili pas tre sezonesh, e mbylli aventurën tek Atalanta. Berisha e humbi vendin e titullarit gjatë pjesës së dytë të sezonit tek bergamaskët, ndërsa tashmë do të jetë sërish pjesë e Serisë A, tashmë nën fanellën e SPAL-it.

Shqiptari u transferua me formulën e huazimit me detyrim blerje në fund të sezonit.