Një vajzë është arrestuar në Slloveni, pasi kishte pr*rë dorën e saj me motosh*rrë në mënyrë që të fitonte një dëmshpërblim të majmë nga kompanitë e sigurimeve.

Ky lajm është dhënë nga policia sllovene. Po ashtu e ditur bëhet se e reja që ka prerë dorën vetë i është nënshtruar një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale në Qendrën Mjekësore në Universitetin e Lubjanës.

Aktualisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dora i është ngjitur. Sipas mediave sllovene ajo shpresonte se pasi të priste dorën do të merrte një dëmshpërblim prej 380 mijë dollarësh, pasi kishte nënshkruar kontrata me 5 kompani sigurimesh para se të pr*ste dorën vetë me sh*rrë.

Identiteti i vajzës nuk bëhet i ditur por mësohet se ajo ishte 21 vjeç.

Zëdhënësi i policisë Valter Zrinski ka thënë:

21-vjeçarja së bashku me bashkëpunëtorin e saj 29-vjeçar, anëtar i të njëjtës familje, kanë përfunduar në p.ranga dhe rr*zikojnë dënimin me deri në 8 vite b*rg nëse shpallen fajtorë.”