Dy rrjetet më të mëdha sociale, Facebook dhe Instagram kanë rënë së funksionuar gjatë pasdites së djeshme duke krijuar panik dhe vështirësi në logimin e tyre për miliona përdorues.

Përdoruesit e kanë pasur të pamundur të kenë akses në llogaritë e tyre, duke mos kryer dot asnjë veprim.

Ky problem sipas raporteve është hasur në mbarë botën duke përfshirë edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri.

Por në Zelandën e Re përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale kanë njoftuar policinë për problemet në lidhje me rrjetet sociale.

Policia e Zelandës së re ka lëshuar një njoftim ku kërkojnë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të mos i thërrasin për problemet që kanë nga rënia e Instagram-it dhe Facebook-ut.

“Fatkeqësisht s’mund të bëjmë asgjë për këtë, ju e dini, ata janë me bazë në Amerikë dhe ne jemi policë. Kështu që, ju lutem mos na thirrni të raportoni për këtë. Ju lutemi”, ka qënë deklarata nga policia e Zelandës së re.

Por sipas raprotime për ‘Daliy Mail’ të gjitha këta raportime kanë qënë në kuadrin e shakasë.