E rëndë ajo që ka ndodhur me prokuroren Sonila Muhametaj.

Muhametaj, prokurorja e Krimeve të Rënda e cila u transferua me një vendim arbitrar nga kryeprokrurorja Arta Marku në rrethin e Pukës ka humbur fëmijën e saj.

Burime bëjnë me dije se Muhametaj ka qenë 4 muajshe shtatzënë, dhe duket se udhëtimet e përditshme në drejtim të Pukës, dhe stresi psikologjik i kësaj situate kanë bërë që prokurores t’i ndërpritet shtatzënia.

Ajo është në një proces gjyqësor që vazhdon me kryeprokuroren Arta Marku, ndërsa shkak për përplasjen fillestare mes tyre u bë hetimi për Emiljano Shullazin.

Në padinë e Muhametajt ndaj Markut kërkohet që të shfuqizohet vendimi për ta transferuar nga ‘Krimet e Rënda’ në Prokurorinë e Pukës.

Sipas Muhametajt, me këtë vendim, Marku ka shkelur ligjin për statusin e prokurorëve dhe ka tejkaluar kompetencat. Marku është akuzuar jo pak herë se në drejtimin e prokurorisë ka qenë e njëanshme dhe inatçore me vendimet që ka marrë.