Pak minuta pas ngjarjes që tronditi qytetin e Vlorës zbulohen të tjera detaje, ndërkohë që “BalkanWeb” sjell pamjet e makinës së djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se banorë të zonës kanë njoftuar për djegien e automjetit, i cili siç duket dhe në video është shkrumbuar plotësisht.Dyshohet se atentatorët pasi kanë përdorur motorin më pas kanë përdorur këtë automjet duke u zhdukur në lagjen pranë stacionit të trenit. Bëhet fjalë për një lagje të vendosur në një zonë informale, tepër të errët ku nuk ka kamera.

Sa i përket të plag.osurit, gazetari Mehmeti tha se ai vijon të jetë në trajtim intensiv dhe vijon operacioni i mjekëve për t’i shpëtuar jetën. Sipas bluzave të bardha, ai ka humbur shumë gjak pasi është god.itur me ar.më në pjesën e kraharorit dhe barkut. Mjekët kanë pohuar se gjendja e tij është tepër jetike.

Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje. Ndërkohë që 41-vjeçari nuk ka precedentë penalë në Shqipëri. Por po shihet dhe e kaluara e tij në shtetin grek.

Dyshohet se autorët kanë qenë vr.asës me pagesë dhe e kanë ndërmarrë aktin në një orar me shumë lëvizje dhe është një rrugë ku ka qarkullim të madh automjetesh pavarësisht se është një rrugë lagjeje./Balkanweb