Dy rrjetet më të mëdha sociale, Facebook dhe Instagram kanë rënë së funksionuar gjatë pasdites së sotme duke krijuar panik dhe vështirësi në logimin e tyre për miliona përdorues.

Përdoruesit e kanë pasur të pamundur të kenë akses në llogaritë e tyre, duke mos kryer dot asnjë veprim.

Ky problem sipas raporteve është hasur më shumë në zonën e Europës duke përfshirë edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri. Deri më tani nuk ka sqarime nga rrjetet sociale për problemin.