Xhisiela Maloku është një prej të rejave shqiptare, e cila, nga një vajzë e thjeshtë që banonte dhe jetonte e qetë në shtëpinë e saj në një prej fshatrave të Fushë-Krujës, u bë e famshme brenda natës.

Edhe pse shumë e freskët në moshë, Xhisiela u përball me një problem tepër të madh dhe me famën brenda natës.

E gjithë Shqipëria e njohu Xhisielën dhe lidhjen e saj mes dashurisë dhe dhunës me djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Pak më parë, e dashura e Rexhep Rrajas, e cila është kthyer në një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale, na ka prezantuar me të motrën.

Ajo quhet Nida Maloku dhe duket më e vogël në moshë se Xhisiela.

Në një foto të publikuar pranë Nidës, e reja shkruan:

Duke të pasur ty pranë, kam gjithë botën”.