Gazetari i njohur Blendi fevziu ka shkuar sot te studentët protestues.

Nisur nga pjesëmarrja masive në protestë dhe jehona mediatike, Blendi është kuriozuar të dijë ç’po ndodh.

Kështu, gazetari ka shkuar para ministrisë së Arsimit dhe është njohur me kërkesat e studentëve të cilët ndërkaq, i kanë rrëfyer se “ishin shumë më shumë” dhe se “në momentin që negociojnë prishet çdo gjë”. Kujtojmë se qeveria shfuqëzoi sot pikën 4, duke hequr pagesat për provimet e prapambetura të studentëve.