Prokuroria e K.rimeve të Rënda, nis hetimet lidhur me dosjen “339”, e njohur si dosja që ka të bëjë me përgjimet e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ky hetim vjen një ditë pasi “Zëri i Amerikës” publikoi një pjesë të përgjimeve për blerje votash, ku përflitet edhe kryebashkiaku i Durrësit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për K.rime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nent 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale

“Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.