Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, hapja e vendeve të reja të punës po i tejkalon shifrat e personave të papunë. Kjo po i vë në vështirësi bizneset kur bëhet fjalë për gjetjen e punëtorëve.

Në anën tjetër, kjo gjendje po e inkurajon sistemin bankar t’i rrisë normat e interesit, pavarësisht ngadalësimit të rrijtes ekonomike në nivel botëror.

Ekonomistët thonë se ndikimin më të madh në zvogëlimin e vendeve të punës do ta kishte rritja e konsiderueshme e pagave. Rritja e pagesës për orët e punës ishte në nivelin 3.2 për qind në muajin dhjetor, që nuk paraqet ndonjë ngritje të konsiderueshme.

Besohet që shpërputhja mes numrit të vendeve të lira të punës dhe personave të papunësuar mund të jetë edhe si pasojë e mënyrave të lehta të publikimit të vendeve të lira të punës në internet. Një faktor tjetër mund të jetë mungesa e vullnetit të shumë të papunëve për ta deklaruar statusin e tyre apo për të kërkuar punë në mënyrë aktive.

Në tetor të vitit të kaluar, në tërë vendin ishin të hapura 7.1 milionë vende të lira të punës, rreth një milion më shumë se numri i të papunëve. Kjo shpërputhje është më e dukshme në perëndim të vendit, ku kishte 463 mijë vende pune më shumë sesa të papunë. Shumica e vendeve të punës ishin në sektorin e shitjeve me pakicë dhe ndërtimtari, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.