Ka vetëm pak muaj që Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kanë ndarë rrugët, shkruan GazetaBlic.

Ishte Seldi ai që konfirmoi se fejesa me Mimozën kishte marrë fund, e këtë e konfirmoi në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, ku dhe po merr pjesë.

“Është e vërtetë, unë dhe Mimoza jemi ndarë, por unë gëzoj respekt të madh për të dhe për familjen e saj”, u shpreh Seldi.E duket se dhe komentet në rrjete sociale që kanë të bëjnë me Mimozën po e nervojnë Seldin, pasi janë të shumtë ata që e lënë fajtor atë për ndarjen.

Së fundmi Seldi ka publikuar një video ku shihet vet ai me moderatoren Anjeza Maja, e kjo gjë si ka pëlqyer si duket një komentuese e cila ka ofenduar këngëtarin.“Pihhhh kishe unë po qes goca ktu, Mimoza Shkodra është rrush, o kastravec” ka qenë komenti i saj, që si duket e ka nervozuar Seldin dhe nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

“O injorante e kam shumë kollaj me t’bo block por po t’jap 1 keshillë…..shif punët e tuja shpinë tate dhe pastroje shpirtin e zi se mbake shumë erë të keqe!”, ka qenë përgjigja e Seldit./GazetaBlic