Një aksident i rendë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor.

Mësohet se në mesin e personave të plagosur është edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, eskorta e të cilës u përfshi në aksident.

“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtine – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë dhe një tjetër në spital”, ka thënë zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Balkanweb