Pedagogu Afrim Krasniqi ka reaguar për protestën e studentëve.

Ai i ka inkurajuar studentët dhe të rinjtë që i janë bashkuar masivisht protestës së sotme para ministrisë së Arsimit.

Në një postim në rrjetet sociale Krasniqi ka shkruar se kjo është dita më e bukur në Tiranë prej shumë kohësh.

Më tej ai ka shkruar se është koha për shkundje të sistemit dhe se politikanët mbetës do largohen.

Postimi i plotë

Dita më e bukur në Tiranë prej shumë e shumë kohësh. Krenar edhe për studentët e mi që më në fund kanë refuzuar në jenë statistikë pa zë në vendin ku një pakicë oligarkësh drejton me arrogancë duke injoruar parimet demokratike dhe llogaridhënien. Nuk janë studentë “mbetës” por revoltë ndaj politikanëve “mbetës”.Koha për shkundje të sistemit. Tarifat Ok, duhen hequr dhe me siguri do të hiqen. Por shumica qytetarë pret dicka më shumë se kaq, heqjen e “tarifave“ që oligarkia politike e ekonomike i ka vendosur Shqipërisë; koha për transparencë, për llogaridhënie, për vetting në universitet, për përgjegjësi të atyre që dështuan reformën dhe sistemin arsimor, për llogaridhënie të politikës – kazan. Studentë, është dita e juaj dhe sot duhet të jetë vetëm fillimi!