Edhe pse telefonat e kohës tonë janë “të mençur” dhe kanë lehtësuar në masë të madhe komunikimin anembanë botës, gjëra të thjeshta dhe themelore, siç është qëndrueshmëria e baterisë, edhe më tutje mbeten probleme thelbësore për ta.
Se jetëgjatësia e baterisë po shkon duke u dobësuar thotë studimi i kryer nga Geoffrey A. Fowler i Washington Post. Në testin e tij, Fowler mori 13 pajisje që ishin një përzierje e pajisjeve të lansuara në 2017 dhe 2018, dhe testoi qëndrueshmërinë e tyre të baterisë.

Bazuar në gjetjet e tij, duket se ekzistojnë disa pajisje premium të vitit 2018 që në të vërtetë kishin një jetëgjatësi më të shkurtër të baterisë në krahasim me homologët e tyre të vitit 2017, gjë që sugjeron që bateritë e telefonave nuk po mund të ndjekin hapin e performancës.

Për shembull, iPhone Xs Max kishte një jetëgjatësi prej 10 orë e 6 minuta, por iPhone 8 Plus i 2017 kishte një jetëgjatësi prej 10 orë dhe 10 minuta. Duke pasur parasysh se diferenca prej katër minutash mund të jetë brenda kufijve të gabimit, për Pixelin 2018, jeta e baterisë u provua të jetë 8 orë dhe 28 minuta, e cila u eklipsua nga Pixel 2 dhe Pixel 2 XL që zgjatën 9 orë e 57 minuta dhe 9 orë dhe 26 minuta respektivisht.

Duhet të theksohet se në testet e Fowler, janë matur kohët e shfletimit të internetit. Duke pasur parasysh se ne bëjmë më shumë sesa shfletimi i uebit në telefonat tanë, nuk mund të thuhet se kjo është plotësisht e saktë.

Por, jo të gjitha telefonat performuan tmerrësisht në test. iPhone XR kryesoi listën e testeve në 12 orë dhe 25 minuta, ndërsa Samsung Galaxy Note 9 zgjati 12 orë të tëra, 3 orë më shumë se sa Galaxy S9 +.