S.ulmuesi i Sampdorias, Defrel, ka bërë aksident me makinë duke i ikur policisë të dielën mbrëma.

Sipas mediave italiane, Defrel kishte tentuar t’i ikë policisë dhe si pasojë u a.ksidentua. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar asnjë lëndim, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se Defrelit i është gjetur nivel i lartë i al.koolit në gjak, prandaj ai kishte ikur për t’i shpëtuar konfiskimit të patentë shoferit.

Ai r.rezikon ndëshkim të madh nga klubi i tij pas këtij incidenti, për të cilin Sampdoria nuk ka reaguar ende.