Një djalosh ngushëllonte gjyshin e tij dhe vetën, teksa qëndronin para kufomave të familjarëve të vrarë. Në lëvizjet e tij vërehet se ai donte të ikte nga ajo pamje, donte që kjo të ishte ëndërr e keqe.
Ky ishte realiteti i hidhur i asaj kohe kur në të vërtetë s`kishe çka me ba!

Ky i ri kishte mbetur gjallë por moshatarë të tij e besa edhe më të vegjël nuk e gëzuan ditën kur Kosova do mundë të zgjedhe vetë se çka mundet të bëjë.

Lavdia nisi në Shkurtin e 98’tes në Drenicë.

Çdo gjë nisi në fshatrat Likoshan e Qirez të Drenicës, ku edhe u shënuan sulmet e para të ushtrisë serbe.

Me 28 shkurt 1998 u zhvillua beteja në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Të vrarë mbetën disa policë serb.

Si pasojë e kësaj, forcat serbe rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë, pamjet e të cilëve sot e atë ditë vazhdojnë të tronditin.

S’do vononte shumë dhe do ndodhte masakra që bëri bujë gjithandej nëpër botë, rënia e lavdishme e Jasharajve.

Me 5,6 e 7 mars të viti 1998 ku forcat paramilitare serbe hynë në fshatin Prekaz dhe vrasin e masakrojnë 56 anëtarë të lagjes Jashari, në mesin e tyre vritet edhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Drenicës nuk do t`i ndaleshin sulmet.

Drenica ishte cak i paramilitarëve e ushtrisë serbe në aksionet e tyre të shumta që të shkatërronin vendin ku ishte fokusuar UÇK’ja.

Më 26 shtator 1998, në lagjen Deliu, të fshatit Abri e Epërme të Drenicës, vetëm një kilometër larg shtëpive të tyre, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, prej moshës 6 muaj deri në 94 vjeç.

Të gjithë i kishin goditur me armë zjarri nga afërsia dhe më pas disave prej tyre u kishin masakruar edhe trupat.

S`do përfundonte gjithçka në 98`tën.

Me 28 mars 1999 forca të armatosura hynë në fshatin Izbicë të Komunës së Skenderajt, ku kryejnë krime duke mos kursyer as fëmijë, gra e pleq.

Lirinë se kishin pritur as dy vogëlushet e Behramajve që po prisnin të hynin në shkollë , porsa gjithçka të përfundonte.

Se priten as ato e as qindra fëmijë të tjerë në Drenicë regjion që do pasohej edhe me një tjetër masakër.

Ishte data 5 prill i viti 1999 ku forca të armatosura hynë në fshatin Rezallë të Komunës së Skenderajt.

Serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë për të dëshmuar tmerrin që përjetuan.

Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë konfliktit në Kosovë.

Kush mund t`a harrojë Reçakun?

Atje ishte shkatërruar çdo gjë e gjallë që ishte parë përreth.

Si Janari i 99`tës, zemra e familjarëve të vrarë qëndron e ftohtë sot e atëherë, askush su dënua !

Studimen e Vushtrrisë?

Aty vdiqën 140 civilë të pafajshëm.

Të pafajshëm ishin që të gjithë, jo vetëm në Drenicë, në gjithë Kosovën, që u masakruan pamëshirshëm.

Të vetmit fajtorë janë ata që nuk kursyen asnjë mjet lufte për të lënë plagë të mëdha në Kosovë, e që shumë nga ta edhe janë dekoruar me merita lufte në Serbi.

Drenica nuk kishte faj as atëherë kur iu krijua plaga .

Drenica nuk ka faj as tash kur u ngacmohet ajo plagë.