Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, besohet se mund të emërohet në pozitën e trajnerit të Romës, nëse drejtuesit e klubit italian marrin vendim për ta shkarkuar Eusebio Di Francescon.

E përditshmja italiane, Il Messagero, raporton se Panucci mund të kthehet në Romë, ku kishte luajtur gjatë karrierës së tij si futbollist, pasi që e ardhmja e Di Francescos me verdhekuqtë nuk është e sigurt, transmeton Gazeta Express.

Di Francesco rrezikon ta humbasë punën e tij nëse nuk arrin ta fitojë ndeshjes e së dielës, kundër Milanit, pas disfatës turpëruese me rezultat 7-1 kundër Fiorentinën.

Panucci mund të emërohet në këtë pozitë pasi që ai është një figurë e njohur për tifozët e Romës, për të cilët kishte luajtur në më shumë se 300 ndeshje gjatëve viteve 2001-2009, kur e kishte fituar dy herë titullin e Kupës së Italisë.

45-vjeçari, i cili i ka bërë gjithashtu 57 paraqitje për ekipin kombëtar të Italisë, është aktualisht trajner i ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ai më herët kishte qenë asistent i Fabio Capellos dhe kishte qenë trajner në dy klube të Serisë B, Livorno dhe Ternana.

Problemi në këtë pikë për Panuccin është kontrata që ai ka me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila skadon në nëntor të vitit 2019, kur mbyllet edhe faza kualifikuese e Evropianit të 2020./Express