Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të mbyllur pikat e basteve, është kthyer në një temë të nxehtë diskutimesh në media, por jo vetëm.

Ndërkohë kanë filluar edhe personazhe publikë të dalin kundër këtij vendimi që e cilësojnë si qesharak.

Gazetarja e njohur sportive, Ilda Bjeleri, dhe e dashura e deputetit demokrat Klevis Balliut,duke se ka filluar një “betejë” të sajën kundër Ramës, ndërsa ka bërë publike disa raste kur edhe në botë vihen baste, duke shkruar se është dakord që të pakësohen këto biznese dhe të monitorohen, por jo të mbyllen plotësisht.