Nas Daily është blogeri i famshëm izraelito-palestinez, i cili së fundmi vendosi të vizitonte Shqipërinë dhe të pikaste temat më interesante në vendin tonë për t’i shpalosur ato në disa video 1-minutëshe, të cilat më pas i ndan me 10 milionë ndjekës në profilin e tij në Facebook.

Puntata e djeshme e emisionit “Xing me Ermalin” prodhoi jo pak polemika. I ftuari i mbrëmjes ishte pikërisht Nas, i cili shoqërohej nga e dashura e tij Aline.

Ka qenë një pyetje e Kejvinës ”Udhëtimet i bën për të kapur femra?!”, çfarë acaroi situatën dhe bëri që e dashura e tij të shpërthente në lot.

Ajo e ka cilësuar si të pavend dhe më pas lëshoi një apel të fortë, duke dënuar trajtimin e femrave si objekt seksual në Shqipëri.

Aline tha e përlotur:

Kjo pyetje është e papërshtatshme, unë e di që këtu jemi në Shqipëri dhe ju nuk i respektoni gratë, por kjo për mua do të thotë shumë. Shteti juaj ka një problem, atë të keqinterpretimit të figurës së femrës dhe shkeljen të drejtave të saj. Jam e mërzitur me këtë botë, sidomos me Shqipërinë ku femrat në rrugë trajtohen si m*t, si objekte seksi.”
Mamaqi ka kërkuar që kjo skenë të pritej, por ka qenë dëshira e çiftit, që kjo temë të diskutohej dhe të merreshin masa. Kjo ka detyruar moderatorin ta fusë këtë pjesë në transmetim, duke e paraqitur si një video pas kuintave. Ai pranoi se në Shqipëri lejohet të bësh seks në televizion ndërsa ka deklaruar se është kundra prezantimit të këtyre temave, të cilat prekin shumë femra në Shqipëri.

Situata u agravua edhe më tej, kur Ermal Mamaqi postoi pjesën ku Aline u përlot, në profilin e tij në Instagram me përshkrimin “Ka edhe kështu”.

Ajo çfarë nuk pritej ishte një koment i blogerit Nas nën video.

Ai shkruante:

Vëlla, kjo nuk është e drejtë. Kë lënë jashtë fillimin e intervistës. Pjesën ku u tregove i pasjellshëm ndaj meje dhe të dashurës time. Ke lënë jashtë pjesën ku njerëzit mund të shihnin sa e shëmtuar ishte ajo intervistë. Prisja më mirë, plako. Nuk mendoja se do e ktheje situatën në këtë mënyrë.”
Komentet kanë qenë të shumta dhe midis tyre ra në sy edhe debati i Kejvinës me një vajzë, e cila e kritikoi për mënyrën si mendonte. Debati degjeneroi në ofendime mes vajzave.

Moderatori i ka kthyer përgjigje blogerit nën videon që ai kishte postuar pjesën ku Aline ishte e pwrlotur.

Ai i shkruan:

Hej vëlla … Më vjen keq që ndihesh kështu. Unë kurrë nuk do të prisja pjesë të shfaqjes për të bërë ndonjë nga të ftuarit e mi të duket keq … Ne presim vetëm pjesë të vogla për t’i dhënë ritëm emisionit. Kjo është diçka që e bëjnë të gjitha shfaqjet televizive që regjistrohen paraprakisht. Videoja e plotë e këtij episodi është në fund të këtij mesazhi. Do të doja të theksoja se për atë që u dha në transmetim, e kishe dhënë lejën ti, e mban mend? Edhe Arbëri ishte atje. Ju gjithashtu keni një kopje të plotë të emisionit të regjistruar nga kamera juaj. Gjithsesi, unë jam i lumtur që ky keqkuptim të paktën shërbeu për të ngritur vetëdijen për një temë të rëndësishme, si të drejtat e grave dhe barazia. Alyne është një person i mrekullueshëm dhe ishte një nder që ju të dy ishit në shfaqjen time. Megjithatë, unë do të vazhdoj të bëj pyetje të papërshtatshme që krijojnë humor, për disa momente në shfaqjen time. Kjo është ajo që ne bëjmë, me asnjë qëllim të shkeljes së të drejtave të një personi apo grupi njerëzish. Falë Zotit, ne nuk jetojmë në një vend ku humori është censuruar. Zoti ju bekoftë të dy dhe ju mirëpresim që ti dhe Alyne të vini përsëri për t’u martuar në vendin tonë. PS: Në Shqipëri, ne nuk i trajtojmë gratë si objekte seksi”!”.