Nëse në garat e F1 kemi parë aksidente nga më të ndryshmet dhe më frikshme, kjo që ka ndodhur në F3 është me të vërtetë horror.

Gjermania po merrte pjesë në garën F3 në Macau, kur një makinë garuese që po vinte me një shpejtësi marramendëse, u ngrit në ajër dhe fluturoi duke kaluar bllokueset anësore e duke përfunduar jashtë piste.

Spektatorët u tmerruan nga ajo që panë, e ndërsa aksidenti vonoi garën për më shumë se një orë, si dhe u plagosën katër persona. Personat e dëmtuar u dërguan në spital.

Ndërsa shoferja adoleshente, Sophia Floersch, ka pësuar një thyerje kurrizore./Shqipëriaime