Ngjarja e sotme në Bularat gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifas, për avokatin Spartak Ngjela ishte dëshmi se në territorin shqiptar nuk duhet të ketë varreza greke.

I ftuar në Ora News, Ngjela tha se përkundër përpjekjeve ekstremistët grekë u diskretituan.

Ngjela: E kuptuat që nuk duhet të ketë këtu varreza të pushtuesit. Imagjino të pranojë varreza të gjermanëve Rusia. U diskretituan gjithësesi, shtetit shqiptar mund të ishte treguar më i fortë, por ndoshta kanë pasur udhëzim, që lërini. 500 veta ishin. Pyetja është ku e kanë Vorio Epirin, pse nuk u doli?Ata thonë kemi gjysmën e Shqipërisë.Ku e kanë?

Dulja është? Dulja është i ardhur këtu. Këta të Dropullit nuk janë minoritarë, janë shkruar kot si minoritarë se nuk ka karakter juridik shteti shqiptar. Që të gjithë kanë qenë punëtorë që kanë ardhur këtu nga Anadolli, ortodoks, që punonin në tokat e bejlerëve. Ata janë refugjatë.

Ngjela thotë se ceremonia e sotme përfaqëson shoqërinë greke, primitivë që vuajnë nga hija e shqiptarëve.

Ngjela: Ceremonia ishte e turpshme. Ai shtet, ajo është shoqëria greke, shoqëri shumë primitive. Këta i mundon shumë hija e Bankos, nga tragjedia e Makbethit. Këtyre ju del hija e shqiptarëve që i kanë vrarë dhe u kanë marrë tokat, pushtues.

Në gjithë kohën kanë falsifikuar historinë. Janë të irrituar se falsifikimi ju ka dalë. Edhe politika gjermane dhe ajo amerikane u kanë thënë se nuk është ajo e vërteta, nuk jeni pasardhës të grekëve. Në vitin 900 nuk kishte asnjë grek, të gjithë që kishin mbetur atje ishin shqiptarë, arvanitas. Sot ata u diskretituan, nuk thanë asgjë. Ushtar i tyre ai? Cili ushtar, një i çmendur që erdhi dhe u vra këtu. Ata thonë u vra në një betejë.

Diçka donin të bënin një test. Me gjithë këta refugjatë shqiptarë që janë andej, me atë që kanë bërë, paguar, me pensione, do sensibilizohen shqiptarët të na vinë në këtë varrim të këtij heroi. I vajti ndonjë shqiptar? Asnjë. Pretendimin e kanë këtu, sot u diskretituan. Grekë nuk ka në Athinë, ata vinë dhe kërkojnë grekë në Shqipëri. Ku ka grekë?Janë të gjithë të ardhur nga Anadolli.

Më këtë që bënë sot po të ketë shtet shqiptar i bllokon varrezat greke. Do vijë shteti shqiptar, i pablerë prej tyre, ta dinë mirë. Gjënë e parë që duhet të bëjnë, është ti zhvendosin.Nuk lejojmë një pelegrinazh në Shqipëri për një ushtri që nuk dihet pse ka ardhur në Shqipëri.