Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të shumta, ku më kulmorja është padyshim ‘klasikja’ mes Ramës dhe Berishës.

Pasi të dy nuk lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit, opozita vendosi që të largohej nga salla, ndërsa më herët ishte larguar edhe vetë Rama.

Po duket se një largim nuk i ka pëlqyer aspak zëvendësministrit Erion Braçe, i cili u shpreh: “Mirë këta, po Taulanti pse iku?”, pyeti i habitur zv.Kryeministri, i cili i referohej largimit nga salla të Taulant Ballës.

Përplasjet mes Berishës dhe Ramës u ndezën për shkak të përgjimeve për zgjedhjet e 2017-tës, të cilat akuzohen si të blera nga ana Partisë Demokratike.